Komenti/Çfarë të bëjmë me Rusinë?

E Enjte, 11 October 2018 08:13

Çto delat? - Çfarë të bëjmë? Me këtë pyetje të shkrimit më të rëndësishëm luftarak të Leninit, politika gjermane ndaj Rusisë shihet e sfiduar njëherësh në dy fronte, mendon Jörg Himmelreich.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës refuzoi të martën të bëjë një ndryshim të rregullores së saj, me të cilën sanksionet ndaj shteteve anëtare të veçanta do të qenë bërë thuajse të pamundura. Me këtë do të qe respektuar një dëshirë e Kremlinit. Sepse Asambleja u hoqi të drejtën e votës përfaqësuesve rusë në Këshillin e Evropës, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Që atëherë, rusët nuk marrin pjesë në asnjë seancë plenare dhe që prej vitit të kaluar Rusia i ka ndërprerë pagesat e saj për Këshillin e Evropës - gjithsesi rreth dhjetë përqind të buxhetit të përgjithshëm. Moska e bëri plotësimin e kërkesave të saj kusht për kthimin e delegacionit të saj.
Është mirë, që Asambleja Parlamentare nuk pranoi që t'i bëjë presion Rusia në këtë mënyrë. Por rezistencë bënë para së gjithash deputetët e Polonisë, Ukrainës dhe ish-republikave të tjera sovjetike. Përfaqësuesit gjermanë nga ana tjetër qenë në shumicën e tyre të gatshëm që të afrohen me Rusinë. A do të pranojnë ata që të bëjnë gjithçka me ta?
Vetëm shërbyes i propagandës së Putinit
E njëjta pyetje shtrohet për "Dialogun e Petersburgut", i cili u mblodh të dielën dhe të hënën në Moskë dhe për të cilin ju refuzua hyrja në Rusi një përfaqësueseje gjermane. A mund të lejojë pala gjermane në forumin qendror të dialogut gjermano-rus për shoqërinë civile që t'i diktojë Moska se kush duhet të jetë pjesë e delegacionit gjerman dhe kush jo? Me siguri që jo.
Kjo fyerje më e fundit përballë delegacionit gjerman bën të qartë edhe njëherë tjetër se në ç'farsë është katandisur ndërkohë "Dialogu i Petersburgut". Ai qe dështim që në krye - i zënë në vitin 2001 nga miku i Putinit dhe kancelari i atëhershëm gjerman, Gerhard Schröder si dhe Vladimir Putini vetë. Përfaqësues të qeverisë, medieve, shkencës, kulturës dhe shoqërisë të të dyja vendeve do të flasin për zhvillimin e shoqërisë civile. Por ajo thuajse nuk ekziston në Rusi dhe Putini bën gjithçka për ta mbytur atë që në embrion. Meqenëse pala gjermane vazhdon ta luajë këtë farsë, ajo vetëm se e ka kthyer veten në shërbyese për propagandën e Putinit.
Në Këshillin e Evropës, njësoj si në "Dialogun e Petersburgut", diplomacia gjermane e Rusisë bëhet pre e dobësisë së saj të vjetër: të bisedojë me Rusinë vetëm për të mbetur në bisedë, biseda vetëm për hir të bisedave. Por njëkohësisht, Putini shkallëzon në mënyrë gjithnjë e më agresive me të gjitha mjetet luftën e tij kundër demokracive evropiane dhe kundër rendit evropian të paqes.
Shërbimet e fshehta ruse kanë zbuluar tani me interes për vete luftën kibernetike dhe depërtojnë gjithnjë e më pa skrupuj dhe thellë në shoqëritë dhe qeveritë evropiane. Ato helmojnë dhe vrasin kundërshtarët e Putinit në botën e jashtme. Pala gjermane duhet të kuptojë më në fund se pranimi dhe heshtja përballë të gjitha akteve jomiqësore, vetëm e përforcon  Rusinë e Putinit. E përforcon në supozimin se Evropa është shumë e dobët për t'u mbrojtur.
Rusia ka kohë që i ka dhënë lamtumirën Evropës
Prandaj pala gjermane duhet ta kishte ndërprerë menjëherë Dialogun e Petersburgut 2018, pas refuzimit të vizës për një anëtar të delegacionit gjerman. Dhe në Asamblenë e Këshillit të Evropës delegacioni gjerman do të kishte bërë figurë të mirë po të kishte kundërshtuar i bashkuar për dëshirën ruse për ndryshimin e rregullores.
Këshilli i Evropës përfaqëson si institucion gjithçka, çfarë do të thonë sundimi i ligjit dhe demokracia e lirë për Evropën. Ai që nuk do ta pranojë këtë, nuk bën pjesë në Evropë. Kjo do t'i përgjigjej gjendjes faktike politike të Rusisë së sotme shumë më tepër, sepse ka kohë që ajo është larguar nga Evropa e lirisë, e demokracisë dhe e shtetit juridik. Demokracia gjermane dhe demokracitë e tjera duhet të mbrojnë më në fund veten - jo vetëm së brendshmi, por edhe përballë botës së jashtme.
Jörg Himmelreich jep mësim në Campusin e Berlinit të École Supérieure de Commerce à Paris dhe komenton në medie të ndryshme rregullisht politikën dhe historinë e Rusisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...