Orges Shehi dorëhiqet nga Skënderbeu? Reagon klubi

Hënë, 17 December 2018 20:34

Pas qarkullimit të lajmit se klubi korçar i Skënderbeut ka shkëputur marrëdhëniet me trajnerin Orges Shehi, ka ardhur edhe sqarimi për opinionin publik.

Përmes një njoftimi për mediat, klubi i Skënderbeut mohon kategorikisht dorëheqjen e pretenduar të stafit teknik me në krye Orges Shehin.

Mes tjerash, sqarohet se klubi do të vijojë të bashkëpunojë më tej dhe kjo është përcaktuar në kontratata.

“Të dashur tifozë, sportdashës dhe ndjekës të Skënderbeut, duke marrë shkas nga situata e krijuar, aludimet pa fund të mediave dhe mosbesimin e shfaqur karshi ekipit:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dorëheqjen e stafit teknik me në krye trajner Orges Shehi, i cili ka besimin tonë maksimal për të vijuar punën dhe projektin e klubit.

Fatkeqësisht ekziston një tendencë nga qarqe të caktuara mediatike për të përçarë ekipin dhe tifozët duke përfituar nga ky moment i vështirë. Ju sigurojmë se asnjë vendim nuk cënon ecurinë e klubit ndryshe nga çfarë shkruhet. Stafi dhe lojtarët kanë kontrata bashkëpunimi me klubin të cilat janë respektuar dhe do të respektohen në masën 100%. Stafi dhe lojtarët kanë qetësinë e duhur për të punuar dhe për tu rikthyer tek rezultatet pozitive si dhe kanë mbajtur përgjegjësi maksimale për rezultatet negative të arritura gjatë 4 javëve të fundit duke premtuar kalimin e kësaj situate të vështirë.

Na vjen keq që me anë të rezultateve negative, kemi krijuar këtë frymë mosbesimi tek tifozët karshi ekipit dhe klubit. Duke kërkuar ndjesë për rezultatet zhgenjyesë të javëve të fundit, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Me qetësinë që prej pothuajse një dekade karakterizon klubin tonë dhe duke mbështetur njëri-tjetrin do e kalojmë edhe këtë moment delikat për të vijuar rrugën tonë drejt sukseseve të tjera.”, thuhet në deklaratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...