Vuani nga sëmundjet e zemrës ose diabeti? Ja çfarë duhet të konsumoni

E mërkurë, 11 Prill 2018 15:27

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm tek gjithçka që ndodh në trup, duke filluar nga mbajtja nën kontroll e peshës, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, madje edhe disa lloje kanceri.

Ja cilat janë disa nga burimet më të mira të këtyre lëndëve ushqyese, sipas “shëndetit”.

Bajamet

Kokërr për kokërr, bajamet janë një nga frutat e thata më të pasura me fibra, ku sigurojnë rreth 3 gramë për 28 gramë.

Fasulet
Fasule, fasule – ato nuk janë të mira vetëm për zemrën, por janë gjithashtu një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese. Fasulet janë ekonomike dhe të lehta për t’u gatuar. Plus, në 15 gramë fasule mund të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar çdo ditë për fibrat.

Manaferra
Frutat e pyllit në përgjithësi janë një burim i mirë i fibrave, megjithatë disa prej tyre kanë më shumë se të tjerët. Manaferrat, për shembull, janë ndër frutat më të pasura në fibra. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë pak kalori, por janë të pasura edhe në shumë lëndë ushqyese. I shtoni ato në lëngje, kos, drithëra, etj.

Farat e lirit
Farat e lirit janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, proteina dhe sigurisht, fibra. Farat e lirit dhe vaji i tyre janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromin e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Bollguri
Bollguri ka një formë kremoze dhe përmban 6 gramë fibra në vetëm 1/3 filxhan. E mendoni bollgurin si një sfungjer që ul nivelet e lipoideve dhe ju mban të ngopur./shëndeti/

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 13:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...