Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj bashkohen sërish në një projekt televiziv?

E Enjte, 12 Prill 2018 12:20

Janë dy nga personazhet që kanë bërë të flitet për ta për shkak të bashkëpunimit që kanë patur në skenë dhe më pas për zënkën e tyre.

Por duket se komediani Agron Llakaj dhe aktorja Rudina Dembacaj do të bashkohen sërish në një format televiziv.

Moderatorët e emisionit  “Chaud Patate” në NRG Radio zbuluan emrin e personazhit që do të jetë përballë fëmijëve të hënën e ardhshme në emisionin "Në kurthin e Piter Pan" ku Rudina është pjesë e formatit.

Pjesëmarrja e Llakaj do të pritet me shumë kuriozitet dhe për shkak të konfliktit që Goni ka pasur me një nga personazhet e emisionit, Rudina Dembacaj.

Si do të sillet Rudina përballë Agronit, pasi ajo është shprehur se nuk do ta ftonte asnjëherë atë në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”? Do zgjedhi të mos dalë fare në skenë apo do të tregohet profesionale duke u veshur nën petkun e personazheve që bën dhe duke e lënë pas konfliktin e të shkuarës?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...