Ishin padiskutim çifti i preferuar për fansat, por Gigi Hadid dhe Zayn Malik i dhanë fund romancës së tyre pas 2 vitesh. Edhe pse u ndanë me mirëkuptim, Zayn nuk e ndjek më Gigin në Instagram, por ajo PO. Mirëpo Zayn e ka çuar edhe më tej “mllefin” e tij duke fshirë çdo gjë nga Instagrami, madje edhe fotot më të bukura që kishte me modelen. Të gjithë menduan se fshirja e fotove u bë për shkak të ndarjes, mirëpo mesa duket vendimi i Zayn për të fshirë çdo gjë qenka bërë për një arsye më profesionale sesa personale.
Fillimisht se u bë për të promovuar projektin e ri të Zayn që do të publikohet me datë 12 prill dhe këtë mendim sapo e përforcoi sajti i njohur MTV, duke theksuar se kjo është arsyeja e vërtetë e fshirjes së të gjitha postimeve në Instagramin e Zayn.
Pra këngëtari do të përqëndrohet “kokë e këmbë” te projekti i tij i ri, pa u ndikuar nga ndarja.