Babai i këngëtares Morena Taraku, e ka afër ditëlindjen dhe do të surprizohet me një dhuratë goxha të kushtueshme.
Selami Taraku do të marrë për dhuratë nga e bija e tij Morena, një orë që cilësohet të jetë ndër më të shtrenjtat në botë.
Fjala është për orën e dorës së markës Rolex të cilën Morena e ka blerë për babain e saj, regjisorin e njohur kosovar.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa modele orësh dhe më pas, edhe zyrtarin e markës Rolex që po nënshkruante letrat e blerjes së kësaj ore që kushton sa qimet e kokës.