E gjithë bota po pret me kuriozitet të madh, për të mësuar se çfarë do të sjellë në jetën Kate; djalë apo vajzë? Çifti i famshëm e kanë mbajtur të fshehtë për nëntë muaj, dhe mesa duket derisa sa të vijë në jetë bebi, nuk do të ketë një konfirmim zyrtar për gjininë. Gjithsesi, Princi William mund të na e ketë thënë pa dashje, gjininë e fëmijës së tretë të çiftit mbretëror. Gjatë ndeshjes së Aston Villa, princi William nga shkallët e stadiumit, ka brohoritur shumë fortë kur Jack Greatlish ka bërë gol.
Në ato momente euforie, princi ka thënë ”Do të ngul këmbë që djali të quhet Jack”. Pra William dhe Kate do të bëhen me djalë? Por prisni! Pas një pauze William ka shtuar “Ose Jackie”, çfarë do të thotë se mund të jetë edhe vajzë. William mund ta ketë thënë emrin e vajzës, për të mbuluar zbulimin që ka bërë. Gjithsesi, për të marrë vesh gjininë dhe emrin e bebit, nuk do të presim gjatë pasi Dukesha Kate deri në fund të prillit, do të jetë bërë nënë për herë të tretë.