Aparatura e endoskopisë në Qendrën Shëndetësore nr.1 nuk punon që nga muaj janar dhe të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim drejtohen në QSUT. Sipas drejtorit të sapo zgjedhur të kësaj qendre shëndetësore, Ilirjan Draçi aparatura do të rregullohet brenda 2 javësh.
Shërbimi i endoskopisë ofrohet edhe në Poliklinikën e Specialisteve nr.3 në kryeqytet por që dhe aty aparatura është prishur. Mesatarisht janë 5 deri në 6 pacientë në ditë që kanë nevojë për shërbimin e endoskopisë pranë qendrës shëndetësore nr 1.
Sipas drejtorit Ilirjan Draçi në qendrën shëndetësore nr.1 ofrohen rreth 140 analiza në ditë. Kjo qendër shëndetësore është rikonstrukturuar dhe është pajisur me aparatura të reja rreth dy vite më parë.