×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mjaft harxhuat lekë në pastiçeri, ja si ta bëni në shtëpi tiramisunë në pak minuta

Premte, 06 July 2018 19:55

Receta e tiramisusë klasike vijon të ngelet e preferuara.

Përbërësit

500g Mascarpone;  6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (ndani të verdhat nga të bardhat); 300-400g biskota Savoiardi; kakao e hidhur për spërkatje; 120g sheqer ; 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer.

Një tavë me përmasa 30×20 cm.

Përgatitja

Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë. Mascarpone-n e përpunojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem. Më pas e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vijojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik një deri në 2 minuta.

Pastaj ne bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri.

Kurse biskotat i lagim te kafeja e vakët, por kujdes, ato s’duhet të qullen shumë.

Pastaj i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi. Më pas e spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë.

Ju bëftë mirë! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...