‘Aleks Soros çdo muaj në Shqipëri me Ramën dhe Veliajn’/ Roosevelt: Ndikim negativ për shkak të kësaj ndërhyrje

Premte, 11 October 2024 09:25
 

Në një lidhje direkte me Çim Peka Live në SYRI TV, bashkëpunëtorja e ish-presidentit amerikan Regan dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e ish-presidentit Donald Trump, Michele Roosevelt Edwards, anëtare e Koalicionit Kombëtar Konservator në mbështetje të Partisë Republikane dhe Kryetare e Bordit e Institutit për Qeverisje të Mirë, është pyetur në lidhje me vizitat e përmuajshme të Aleks Soros në Shqipëri dhe qëllimet e takimit të tij me Edi Ramën dhe Erion Veliaj,

Sipas, Roosevelt ‘këto takime specifike me zyrtarë politikë të nivelit të lartë apo me të zgjedhur të nivelit të lartë por kur paraja dhe politika ngatërrohen sëbashku, nuk mund të ketë më parashikime pozitive’.

‘Në Shqipëri siç po e thoni ju, që jeni me një popullsi të vogël, kur shikon PBB dhe kur vjen një organizatë që ka burime të jashtëzakonshme që pothuajse të barabarta me PBB e një shteti kjo kërkon një shqyrtim të kujdesshëm për shkak të ndikimit negativ dhe shqetësimeve që do vijnë për shkak të kësaj ndërhyrje’, u shpreh bashkëpunëtorja e Trump. 

Biseda në studio:

Peka: A e keni ju ndonje ide se çfarë rëndësie ka Shqipëria për një multimiliardier si Aleks Soros i cili çdo muaj është në këtë vend dhe çdo muaj nuk largohet nga Shqipëria pa kaluar një muaj pushime me Edi Ramën dhe Erion Veliaj. Pse është kaq e rëndësishme Shqipëria për Aleks Soros?

Roosevelt: Nuk kam një optikë të takimeve të tyre, për këto takime specifike me zyrtarë politikë të nivelit të lartë apo me të zgjedhur të nivelit të lartë por kur paraja dhe politika ngatërrohen sëbashku, nuk mund të ketë më parashikime pozitive. Është tjetër gjë kur e viziton një vend për qëllime pozitive apo për qëllime filantropiste, por ndryshe kur ti e viziton vendin për qëllime të ndryshme që nuk kanë lidhje me mbështetje humanitare apo kulturore. Këtë e shohim edhe në SHBA dhe në vende të tjera.

Në Shqipëri siç po e thoni ju, që jeni me një popullsi të vogël, kur shikon PBB dhe kur vjen një organizatë që ka burime të jashtëzakonshme që pothuajse të barabarta me PBB e një shteti kjo kërkon një shqyrtim të kujdesshëm për shkak të ndikimit negativ dhe shqetësimeve që do vijnë për shkak të kësaj ndërhyrje.

Pyetja juaj është e drejtë që ngrini dhe përse ndodh kështu? Nqs unë do të punoja si gazetare do të bëja të njëjtën pyetje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...