×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si të vishemi bukur dhe me stil

Saturday, 14 Prill 2018 11:35

Me apo pa kapuç. Me stampime apo me dantella, me shumë ngjyra apo një ngjyrëshe, me logo apo pa logo, e gjatë apo e shkurtër, apo oversize. Në çfarëdo lloj forme të jetë bluza që adhuroni më shumë pa dyshim është e nevojshme këtë pranverë.

Nëse më parë identifikohej vetëm me veshje sportive, sot e shohim edhe në rastet më elegante. Një bluzë që mund të vishet 24 orë në 24.

Këto janë gjashtë kombinimet e duhura:
Bluza dhe pantallonat vinil
Është vështirë të kombinosh këtë lloj pantalloni, por ja që ekziston mënyra më e thjeshtë në botë, me një bluzë. Sidomos nëse zgjidhni një të shkurtër dhe me ngjyra të ndezura.

Bluzë e zezë dhe minifundi check
Nëse preferoni një bluzë të zezë, kombinimet janë të pafundme. Ajo që na pëlqen shumë është një kombinim me një minifund check për një pamje rock dhe metropolitane.

Bluzë me stampa dhe fund xhins
Kur bluza është e ngarkuar me dekore, në pjesën e poshtëm këshillohet të jetë gjithmonë sportive. E çfarë do të rinte mirë se një fund xhins deri te gjunjët? Casual dhe cool në të njëjtën kohë.

Bluzë e gjatë dhe çizmet cuissardes
Sigurisht që nuk është një kombinim që mund ta bësh kur del për Pazar. Bluza e gjatë këtë vit vishet kështu, me çizme cuissardes, me efektin “çorape” akoma më mirë.

Bluzë dhe fund mesatar
Femërore me një twist! Kombo mes një bluze casual me stampa dhe një fund mesatar të stilit bon ton, ju japin një kontrast vërtetë interesant. Provojeni që ta besoni.

Bluza me fruta dhe vëth chandelier
Sugjerimi i fundit nga ekspertë të fushës së modës është kombinimi i bluzës me fruta dhe vëthëve të stilit chandelier, të varur. Kjo është një tjetër mënyrë për ti dhënë vlerë bluzës, duke u fokusuar tek aksesorët e veçantë. /tch/

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 11:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."