Apple do të lançojë tre modele të reja iPhone

Tuesday, 28 August 2018 17:23

Apple tha se do të lançojë tre iPhone të reja, duke përfshirë edhe atë më të madh ndonjëherë me një ekran 6.5 inç. Lajmi është bërë i ditur nga Bloomberg, sipas të cilit kompania ende nuk ka bërë të ditur datën ekzakte se kur do të zbulojë celularët e rinj, edhe pse zakonisht e bën këtë në fillim të shtatorit.

Njëri nga modelet do të ketë një ekran 6.5 inç, ekrani më i madh për celularë. Ndërkohë, madhësia e ekranit të modelit tjetër pritet të jetë 5.8 inç, të njëjtën madhësi si iPhone X, ndërsa modeli i tretë do të vijë me një ekran 6.1 inç.

Kjo ishte bërë më herët e ditur edhe nga raportet e analistëve që nga dhjetori 2017, të cilët paralajmëruan se Apple do të vijë me tre iPhone të rinj këtë vit. Të gjithë iPhone-t e rinj thuhet se do të përdorin Face ID, në vend të shenjës së gishtave për zhbllokimin e tij.

Sa i takon ngjyrave të celularëve, Bloomberg raporton se ata do të vijnë në ngjyra të ndryshme, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...