Samsung prezanton për publikun teknologjitë pioniere që do të konfigurojnë të ardhmen

E Enjte, 30 August 2018 17:31

Samsung prezanton vizionin e tij për produktet dhe shërbimet e epokës së ardhshme të një jete plot ndërlidhje, mundësuar nga AI, IoT dhe 5G.

Berlin, Gjermani – 30 gusht 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. zhvilloi sot një konferencë për shtyp në IFA për të prezantuar ambiciet dhe vullnetin e tij për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve pioniere që do të konfigurojnë epokën e re të një jete plot ndërlidhje. Samsung prezantoi sot për publikun se si depërtimi i teknologjive novatore të mundësuara nga AI dhe IoT mund ta bëjnë më të lehtë dhe interesante jetën e personave, të eliminojnë çështjet komplekse duke përmirësuar ditën e tyre dhe të garantojnë një nivel sigurie që ata të flenë të qetë.
“Pozicioni unik i Samsung u garanton të gjithë klientëve një gamë të plotë produktesh dhe shërbimesh pararojë të mundësuara nga AI dhe IoT falë diapazonit tonë të gjerë të portofolit të televizorëve, ekraneve, pajisjeve zanore dhe pajisjeve shtëpiake, dhe natyrisht nuk mund të lëmë pa përmendur pajisjet celulare,” u shpreh HS Kim, President i Samsung Electronics. “Përpjekjet tona janë fokusuar në konfigurimin e një epoke të re të një jete plot ndërlidhje, ku produktet dhe shërbimet tona do të ndërveprojnë përsosmërisht me njëra-tjetrën në mënyrë që jeta e klientëve tanë të jetë më e pasur, më inteligjente dhe më zbavitëse.”
Qëndrojmë në pararojë të së ardhmes

Samsung qëndron e gatshme të shpalosë të gjithë potencialin e AI dhe 5G për klientët e tij, ku vetëm gjatë muajve të fundit ka publikuar investime në shifra multi-miliardë dollarë, për të garantuar integrimin e vazhdueshëm të përparimeve të shënuara në sektorin e pajisjeve hardware, programimit dhe shërbimeve. Me hapjen e laboratorëve të rinj AI në mbarë botën, duke përfshirë edhe laboratorin më të fundit të ndërtuar në Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar, pritet që deri në vitin 2020 Samsung të rekrutojë në ambientet e zyrave të tij me mijëra ekspertë të mirënjohur, të cilët do të projektojnë dhe zhvillojnë AI të personalizuar për përdoruesit, për të mësuar vazhdimisht më shumë rreth tyre dhe për të përmirësuar jetën e përdoruesve në mënyrë gjithnjë e më inteligjente, të dobishme dhe të personalizuar.
Jo vetëm kaq, një ndër parakushtet e epokës së re të një jete plot lidhje pa dyshim është edhe infrastruktura e avancuar e rrjetit: duke luajtur një rol mjaft aktiv në ngritjen e standardeve të industrisë 5G, Samsung gëzon një pozicion udhëheqës në listën e rrjeteve të gjeneratës së re dhe në fund të këtij viti parashikon të prezantojë për herë të parë në Shtetet e Bashkuara shërbimin e parë në botë familjar me valë të gjera me fuqi 5G gigabit.
Dimensioni i së ardhmes për cilësinë e figurës me rezolucion 8K

Samsung nuk ka reshtur kurrë së qeni revolucionar në industrinë e ekraneve vizuale edhe në IFA 2018 ku prezantoi televizorin Q900R QLED 8K, i cili vjen në një nivel më lartë me 8K AI. I  disponueshëm në katër madhësi ultra-dimensionale të ekranit (65”, 75”, 82” dhe 85”), televizori Samsung QLED 8K TV do të prezantojë disa elementë të përmirësuar me kapacitete të gatshme 8K, duke përfshirë rezolucionin 8K me imazhe reale, Q HDR 8K dhe procesorin Quantum 8K, gjithçka e krijuar enkas që ju të shijoni imazhe me cilësi të figurës me rezolucion 8K.
Rezolucioni 8K me imazhe reale mund të shfaqë nivelet më të larta të ndriçimit me kapacitet 4,000 nit - një standard i përmbushur nga pjesa më e madhe e studiove filmike. Televizori Q HDR 8K, i mundësuar nga HDR10+ ofron vizualizimin e përsosur të ngjyrave me imazhe tejet reale, të projektuara sipas idesë së krijuesit që në zanafillë. Televizori Q900R me nivel të lartë rezolucioni 8K AI, një teknologji ekskluzive e zhvilluar me inteligjencë artificiale, është projektuar në mënyrë të tillë që të përcjellë tek ju një cilësi më të mirë të figurës dhe të zërit me rezolucion premium 8K – pavarësisht cilësisë apo formatit të burimit fillestar të tyre.
Gjithashtu, Samsung prezantoi për herë të parë edhe “The Wall”, një ekran revolucionar Micro LED i projektuar për sipërmarrjet dhe ambientet jashtë shtëpie. I pajisur me teknologji vetë-emetuese të ekranit dhe një dizajn modular, “The Wall” mund të personalizohet tërësish duke bërë të mundur që përdoruesit të mund të zgjedhin pa hezituar mënyrën se si të integrojnë ekranin e televizorit në hapësirat e tyre.
Gjithashtu, Samsung prezantoi një model të ri 49” të linjës “The Frame” me elementin shtesë “Easy Discovery”, ku çdo përdorues mund të aksesojë shumë lehtë veprat e artit e kuruara në mënyrë të posaçme, duke i shfaqur ato në ekran pa qenë aspak nevoja të kërkojë në qindra opsione. Jo vetëm kaq, Dyqani i Artit “The Frame” po zgjerohet dita ditës, me një gamë të gjerë prej më shumë se 850 vepra arti nga disa prej institucioneve më të mirënjohura të artit në botë, duke përfshirë këtu edhe Muzeun Shtetëror të Berlinit, Muzeun Victoria & Albert dhe Muzeun Tate.
Së fundmi, cilësia e zërit vijon të mbetet ndër prioritetet tona më të rëndësishme, e vënë në jetë me prezantimin e pajisjeve zanore premium HW-N950 dhe HW-N850 të mundësuara nga Samsung dhe Harman Kardon. Të dyja këto pajisje zanore funksionojnë me Dolby Atmos dhe DTS:X, duke ju falur mundësinë të shijoni ambiente me efekte zanore shumë gjallëruese.
Pajisje shtëpiake plot me ide

Në mbarë botën, jeta moderne po orientohet gjithnjë e më shumë drejt teknologjive dinamike, dhe pritet që këto pajisje të luajnë role të shumëfishta në shtëpi. Duke ecur në ritmin e kësaj tendence, kuzhina është kthyer në qendrën e shtëpisë dhe pajisjet luajnë rolin e ndihmësve personal inteligjent. Pa dyshim që së fundmi çdo person kërkon të transformojë jetën në shtëpi siç nuk e bën askush tjetër. Duke dashur të jetë pjesë e këtij momenti të pashtershëm, Samsung gjithmonë ka plotësuar nevojat e shtëpive evoluese dhe ka kontribuar në stilin e jetesës së klientëve të tij me një gamë të gjerë zgjidhjesh novatore AI dhe IoT.
Me frigoriferin “Family Hub”, përdoruesit mund të shijojnë përvojën e një jete plot ndërlidhje për ta kthyer jetën në kuzhinë më të lehtë dhe gjithëpërfshirëse. Me një panel kontrolli të madh me prekje, frigoriferi “Family Hub” mund të kontrollojë lehtësisht të gjitha pajisjet e lidhura, duke përfshirë edhe ato sekondare. Me elementet Bixby dhe ID e Zërit, përdoruesit mund të marrin në kohë reale të gjithë informacionin individual dhe të personalizuar që u nevojitet, ndërkohë që Planifikuesi i Vakteve i “Family Hub” është një shpëtim për klientët tanë që duan të planifikojnë vaktet e tyre, duke marrë rekomandime për receta të ndryshme që u përshtaten më së miri.
Dual Cook Flex ka rritur ndjeshëm efiçencën e gatimit duke plotësuar kërkesat dhe preferencat e shumëllojshme të dietës tuaj. Duke përfituar nga hapja fleksibël e derës dhe me funksionin e gatimit të dyfishtë, çdo nevojë e anëtarëve të familjes suaj mund të plotësohet në mënyrë shumë efikase. Klientët mund të përdorin Manualin e Gatimit dhe të gjejnë plot rekomandime për llojin e furrës që duhet të përdorin në bazë të përbërësve të ushqimeve dhe llojit të gatimit.
Lavatriçja revolucionare “Quick Drive” ka transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme jetën e shumë personave. Lavatriçja “Quick Drive” mund të kryejë procese të larjes së rrobave për gjysmën e kohës dhe pa kompromentuar cilësinë e larjes, dhe kështu klientët tanë kanë më shumë kohë të lirë. Jo vetëm kaq, sistemi i saj Q-rator i kujdesit të larjes që funksionon me AI shërben pikërisht si një ndihmës inteligjent dhe i personalizuar, ndërkohë që Planifikuesi i Larjes kursen kohën e larjes së rrobave duke bërë të mundur që përdoruesit të nisin dhe të përfundojnë procesin e larjes sipas programit të tyre.
Përvoja e aparateve celularë drejt gjeneratës së re

Samsung prezantoi në IFA smartfonin e ri më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë, Galaxy Note9. I prezantuar për herë të parë për publikun në fillim të këtij muaji në New York, telefoni Galaxy Note9 me 1TB është projektuar për të gjithë ju që jeni në kërkim të më të mirës, me performancë të baterisë që zgjat natë e ditë dhe një kamera inteligjente që ndihmon përdoruesit të memorizojnë në çdo kohë fotografi të përkryera. Stilolapsi S, pjesë e markës tregtare të serisë së Galaxy Note, ka shënuar revolucion për Note9, i integruar në një telekomandues me Bluetooth që përdoruesit të mund të shkrepin selfie dhe madje edhe të komandojnë imazhet e një prezantimi.
I ndërtuar mbi bazën e kredencialeve profesionale premium, Galaxy Note9 është gjithashtu kompatibël edhe me Samsung DeX e ri të përmirësuar. Me Galaxy Note9 mund të përjetoni eksperiencën e transformimit në një kompjuter të vërtetë vetëm duke e lidhur atë me një përshtatës të vetëm HDMI. Risitë nuk kanë fund pasi Galaxy Note9 ju garanton produktivitet maksimal pa kompromentuar sigurinë, i pajisur me konfigurimin më gjithëpërfshirës dhe me elementet më të mirë të përdorimit dhe të menaxhimit që mund të gjeni në treg, ekskluzive për platformën Samsung Knox.
Ndër risitë e prezantuara në IFA është edhe Galaxy Watch, e cila është një mishelë e orës tradicionale dhe teknologjisë inteligjente. Ora Galaxy sjell pranë jush teknologjinë e baterisë së përmirësuar që zgjat disa ditë vetëm me një karikim. E prezantuar me serinë e lidhjeve LTE, përdoruesit e Orës Galaxy mund të qëndrojnë në kontakt pa qenë nevoja të lidhen si me zinxhir me smartfonët e tyre. Në përpjekje për të pasqyruar rritjen e ndërgjegjësimit të klientëve rreth mirëqenies, Ora Galaxy vjen pranë jush e pajisur me gjurmuesin e ri të menaxhimit të stresit, monitor për matjen e ritmit të zemrës, gjurmues të orëve të gjumit dhe ushtrime për frymëmarrjen që përdoruesit të mos shpërqendrohen nga objektivat e tyre.
Stenda e Samsung Electronics do të jetë e hapur në katin 2, në City Cube në Berlin nga dita e premte, 31 gusht deri ditën e mërkurë më 5 shtator.
Për më shumë informacion për Samsung dhe portofolin e produkteve të tij, ju lutemi vizitoni faqen https://www.samsung.com/al/ifa2018/.
###
Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."