Një burrë i identifikuar si Angjelosh Shahini, 52-vjec, minator në zonën D në minierën e Bulqizës, është aksidentuar për vdekje.
Mësohet se shkak për vdekjen e tij u bë plasja e minave gjatë vendosjes së lëndës plasëse.
Puna jashtë çdo kriteri në minierën e Bulqizës, ka sjellë vdekjen e shumë punonjësve, të cilët pranojnë të punojnë në kushte të vështira për të fituar bukën e gojës.