“Karteli” i makinave gjermane, BE: VW, BMW dhe Daimler kanë parandaluar teknologjinë e pastër

Tuesday, 18 September 2018 17:07

Rregullatorët e Bashkimit Europian po hetojnë nëse BMW, Daimler dhe Volkswagen janë bashkuar për të parandaluar prezantimin e teknologjive të pastra, diçka që mund të përkthehet në gjoba të mëdha për prodhuesit gjermanë. Komisioni Europian bëri të ditur se “rrethi i pestë”, që përfshin BMW, Daimler,

Volkswagen, Audi dhe Porshce, kanë zhvilluar takime ku dyshohet se kanë bashkëpunuar për të limituar prezantimin e sistemeve të kontrollit të ndotjes për makinat e shitura në Europë.

“Këto teknologji synojnë që t’i bëjnë makinat për pasagjerë më pak të dëmshme për mjedisin. Nëse vërtetohet, këto marrëveshje mund t’i kenë larguar mundësinë konsumatorëve që të blejnë makina më pak ndotëse, pavarësisht teknologjisë që kanë në dispozicion prodhuesit”, deklaroi komisionerja e konkurrencës, Margrethe Vestager.

Komisioni deklaroi se teknologjitë përfshijnë sistemet e reduktimit selektiv katalitik, që redukton oksidin e nitrogjenit nga makinat me naftë, si dhe filtrat “Otto” që reduktojnë ndotjen nga makinat me benzinë.

Komisioni Europian deklaroi se prodhuesit gjermanë kanë diskutuar gjithashtu për çështje të tjera teknike, si rregulla të përbashkëta për pjesët e makinave dhe procedurat e testimit, por nuk kishte mjaftueshëm prova që këto takime ishin anti-konkurrencë.

Kompanitë mund të përballen me një gjobë sa 10% e xhiros globale, nëse thyejnë rregullat e Bashkimit Europian. Industria e makinave ka marrë gjoba prej miliarda euro në të gjithë botën, për fiksimin e çmimeve të pjesëve të shumta të makinave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."