Porche ndalon ofrimin e makinave me naftë – Fokusohet te modelet elektrike dhe hibride

Diel, 23 September 2018 18:44

Porche do të ndalojë ofrimin e versioneve të makinave me naftë. Deklarata ka ardhur nga shefi ekzekutiv , Oliver Blume, në një intervistë për Bild am Sonntag, i cili ka vënë theksin te makinat hibride dhe elektrike në të ardhmen.

“Nuk do të ketë më makina me naftë nga Porche në të ardhmen”, tha Blume, duke iu përgjigjur kërkesave gjithnjë e më të ashpra për të frenuar emetimet e CO2.

“Ne kurrë nuk kemi zhvilluar dhe prodhuar motorë diesel vetë. Megjithatë, imazhi i Porsche ka vuajtur. Kriza e makinave me naftë na ka shkaktuar shumë probleme,” shtoi më tej Blume.

Kompania që po investon më shumë se 6 miliardë euro për makinat elektrike deri në 2022,t ha se kërkesa për modelet e naftës është në rënie.

Porsche ka shitur versionet me naftë të makinave të saj për gati një dekadë. Vitin e ardhshëm, ajo do të sjellë modelin e ri, Taycan, që sipas kompanisë do të jetë makina e parë sportive plotësisht elektrike.

Ndërkohë, sipas burimeve qeveritare, pritet që kancelarja Merkel të mbajë një takim të dielën për t’u kërkuar prodhuesve të makinave që të përmirësojnë akoma më tej modelet e vjetra me naftë për të reduktuar ndotjen.

Modifikuar më Diel, 23 September 2018 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."