3 persona kanë qëlluar me armë në Fier para pak minutash. Ngjarja ka ndodhur në një bar lloto te lagjia “11 Janari”, pranë teatrit Bylis.
Raportohet vetëm për një person të lënduar, ndërsa policia e Fierit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti. Policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.