Është vënë në pranga nga policia e qytetit një 24-vjeccar i cili i kthyer në tmerrin e qytetarëve të Sarandës.
Një hajdut serial ka kryer 6 vjedhje brenda një muaji por gjithashtu ka edhe një të kaluar të ‘spikatur’ në këtë fushë.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë zhvilluar operacionin “Speed”, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Sarandë.
Disa prej vjedhjeve të 2-vjeçarit
1- Më datë 12.03.2018, në lagjen Nr.1., ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..
2- Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..
3- Më datë 29.03.2018, në lagjen Nr.3., ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..
4- Më datë 03.04.2018, në lagjen Nr.1., ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..
5- Më datë 05.04.2018, në lagjen Nr.1., ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..
Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.