Moti do të jetë kapriçoz ditën e sotme, por në përgjithësi ai do të jetë i ngrohtë. Sot në shumicën e qarqeve priten reshje, por të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Shkodër dhe Kukës ato priten deri lokalisht mesatare.
Në Veri, në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë intensive, shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë (më e mundshme në zonat malore).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 25 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 20 °C
Sot era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.