Kishte blerë veturën në vlerë një milion euro dhe doli ta provojë në një nga rrugët e Munihut.
Pronari i këtij McLaren Senna “fluturoi” me këtë super-veturë të cilën sapo e kishte blerë.
Fotografitë e veturës së shkatërruar dolën në Instagram. Detajet e aksidentit nuk dihen, por besohet se shoferi - i pamësuar me një veturë të tillë të fuqishme - ka humbur kontrollin dhe rrëshqiti jashtë rrugës, dhe u përplas me një mur aty pranë.