Prodhuesi kinez i kompjuterëve mposhti pritshmëritë duke raportuar një rritje prej 21 për qind në fitimin neto tremujor, falë më shumë PC premium që arriti të shiste. Fitimi neto i tij për tremujorin e dytë arriti në 168 milionë dollarë, kundrejt $139 milionë një vit më parë dhe një vlerësimi mesatar prej 118 milionë dollarësh nga 9 analistë, sipas të dhënave të Refinitiv.
Të ardhurat u rritën 14 për qind në 13.38 miliardë dollarë që ishin të ardhurat më të larta tremujore në pothuajse katër vjet, falë një përmirësimi në përzierjen e produkteve. Sipas Reuters, Lenovo tha se fitimi përpara taksave të kompjuterëve personal dhe pajisjeve të tjera u rrit 42 për qind nga viti në vit duke kapur vlerën prej 940 milionë dollarë në periudhën prill-shtator.