Gjatë një takimi të zhvilluar në Kaliforni, "Android Dev", zbuloi se si ngjyrat e përdorura në disa aplikacione mund të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e baterinë së pajisjes suaj.
Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët në disa aplikacione mund të jetë një alternativë e mirë, megjithatë, siç e kanë bërë të qartë inxhinierët, ky lloj kursimi është i mundur vetëm në ekranet AMOLED, jo në ato LCD.
Arsyeja është se teknologjia AMOLED përdor dioda që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë.
Nga ana tjetër, LCD ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.
E bardha është ngjyra që konsumon më shumë energji dhe për fat të keq është ngjyra që përdoret më së shumti në faqet e telefonave të mençur.
Për ta provuar diçka të tillë asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverette. Ata morën si provë telefonin telefon Pixel dhe një iPhone 7.
Te i pari, duke përdorur modalitetin e errët, u arrit një kursim deri në 63% të bateri. Në rastin e iPhone, i cili ka një ekran LCD, niveli i konsumit nuk vërejti ndonjë ndryshim (modelet më të fundit nga Apple kanë ekrane me teknologji AMOLED).
Është e mundur që të aktivizohet modaliteti i errët në shumicën e telefonave Android nga cilësimet e sistemit, megjithatë, shpesh kjo mënyrë nuk është e plotë, pasi nuk aplikon tone të errëta për të gjitha aplikacionet që keni instaluar.
Prandaj, një opsion i mirë është përdorimi i aplikacioneve të jashtme që na lejojnë të aktivizojmë modalitetin e errët, si: Sistemi operativ Android 9.0 Pie. Ai ofron një pamje më të plotë të errët, i cili gjithashtu ju lejon të qetësoni edhe shikimin tuaj.