Projekti vjen nga Kina dhe ka të gjitha karakteristikat për të qenë me të vërtetë revolucionar. “NetGuard” është një dron që ndahet në katër pjesë dhe hap një rrjetë që mund të shpëtojë njerëzit në arrati nga një rrokaqiell në zjarr, transmeton Shqip.
Pasi të merret kërkesa e shpëtimit, droni përdor GPS për të identifikuar pozicionin e saktë të vendit që duhet të arrihet dhe e bën këtë duke udhëtuar në lartësi të madhe për të shmangur trafikun dhe të jetë sa më i shpejtë.
Sapo të arrihet te vendi i zjarrit, droni ndahet në katër pjesë me një rrjet sigurie në mes. Falë katër helikopterëve, ai është në gjendje të udhëtojë në lartësi dhe të marrë një person në ajër. Rrjeti përbëhet nga një shtresë e katërfishtë poliuretani, e fortë dhe e mjaftueshme për të mbajtur peshën e një të rrituri mesatar: edhe sensorët e vendosur mbajnë gjurmët e personit duke u hedhur në rrjetë, duke e pozicionuar dronin në mënyrë për të kapur atë.
I projektuar nga një grup prej gjashtë nxënësish në Quangzhou të Kinës, ky dron pritet të fitojë 13,000 dollarë për dizajnin e konceptuar në “Golden Pin” të Tajvanit.