Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites, më të theksuara vranësirat në zonat Jugore – Juglindore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante. Ajo do të luhatet nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20 °C mesdita në bregdet. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.