Morena Taraku dhe misteri i jetës së saj luksoze që nuk i dihet origjina

Premte, 30 November 2018 18:50

Është vetëm 25 vjeçe dhe njihet si miliarderja e showbiz-it shqiptar. Me transformimin e jashtëzakonshëm ndër vite, ajo e nisi karrierën si Miss, me kurorën e fituar në “Miss Kosova 2010”. Për të depërtuar më pas në botën e muzikës e të modës.

Por edhe pse nuk është shumë aktive me këngët që publikon apo koncertet që jep, ajo bën përshtypje me jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale. Duke u renditur ndër blogeret më të famshme.

Së fundi, vajza nga Kosova është vendosur në Stamboll të Turqisë. Pasi ka marrë ofertat e para për të luajtur në serialet e famshëm turke. Aty ku dihet që i paguajnë shumë aktorët. Pasi ka bërë një ndërhyrje në hundë, ajo ka “festuar” pamjen e re me një set të ri fotografik, ku pozon topless.

Ndërkohë, të gjithë kanë mbetur te pyetja pa përgjigje, se si e bëri kaq shpejt gjithë këtë pasuri Morena Taraku, me shtëpi, makina, veshje e pushime luksoze?

Mediat e Kosovës kanë analizuar të ardhurat që mund të fitojë Morena nga muzika. Si dhe ato që shpenzon për udhëtime e stilin e jetës që bën. Por nuk gjejnë dot përputhje. Kjo, për faktin se shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre. Mirëpo asnjëra nga to nuk ka arritur që të spikasë në çdo dalje si Morena Taraku.

ÇFARË FSHIHET PAS SHTËPIVE, MAKINAVE, VESHJEVE E PUSHIMEVE TË LUKSIT

Ajo është një nga femrat më të pasura të showbiz-it shqiptar. Por si ia doli? Dihet, se një nga bizneset që ajo ka pasur me emrin e saj ishte një butik në Prishtinë. I cili tashmë është i mbyllur, pasi çmimet e veshjeve ishin shumë të shtrenjta dhe nuk kishte shitje.

Sipas disa prej mediave të Kosovës, padyshim që dikush fshihet pas këtij standardi jetese të lartë të Tarakut. Analiza nis e bëhet nga videoklipet e saj. Që prej vitit 2014, ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love”, të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në “YouTube”, sipas “GazetaBlic”. “Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej dhe si më e suksesshmja ishte bashkëpunimi me Stresin në këngën “Ki me bo”, me gjithsej 7.5 milionë klikime; “Inat’ me 3.3 milionë klikime; dhe me vetëm 1 milion klikime e fundit këngë, “Shlif”.

Por ajo rrallëherë organizon koncerte ose ftohet për to, brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për Tarakun, pasi luksi nuk i mungon. Mes këngëtarëve janë shpërndarë thashetheme të ndryshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Për të mos thënë troç të vërtetën, shumë prej tyre janë shprehur me ironi se “Morena i ka bërë paratë duke shitur libra në Amazon”.

Ndërsa vetë Morena ka deklaruar se i ka arritur gjithë këto të mira materiale me shumë punë, pa folur me detaje. E galerinë e luksit të saj mund ta shihni të gjithin në “Instagram”. Duke filluar me shtëpinë miliona euro, makinën luksoze “Porche Panamera”, që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri te garderoba e saj, që përfshin markat si “Louis Vuitton”, “Fendi”, “Chanel”, “Roberto Cavalli”, “Gucci”, “Prada”, prej të cilave vetëm një çantë dore arrin vlerën deri në 4 mijë euro.

Përpos këtyre, nuk i mungojnë as pushimet ekstravangante në vendet më ekzotike të botës. Ndërkohë, së fundi, ajo u komentua për historinë e dashurisë që përfundoi me ndarje me miliarderin nga Irani, Sasha Sobhani.

Pak pas ndarjes, Morena publikoi në “Instastory” një shkrim ku thuhej: “Kur e kupton se i dashuri yt është homoseksual”, duke hapur kështu një luftë të gjatë mes tyre në rrjetet sociale. Ai për t’u hakmarrë tentoi të krijonte lidhje me mikeshën e saj më të ngushtë, Fjolla Morinën./Panorama

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 19:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...