Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë verilindore duke ndikuar mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë vendin.
Pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithe vendin, më të dukshme në zonat jugore – juglindore duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin Jugor si edhe reshje të pakta dëbore në Juglindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3 °C deri në 19°C. Era do vijojë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.