Detaje/Kamerat e sigurisë fiksuan grabitjen,si morën autorët pakot me para

Saturday, 15 December 2018 22:02

Makina e policisë private që po kryente transferimin e parave nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës drejt një banke të nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitjeje ku autorët kanë mundur të marrin rreth 7.5 milionë lekë ose ndryshe 60 mijë euro.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Lagjen “Shkozet”. Mjeti i blinduar i kompanisë private shoqërohej nga dy efektivë të armatosur. Sulmi ndaj tyre ka ndodhur në momentin që kanë ndaluar para filialit të bankës për të bërë dorëzimin e parave.

Në këtë moment, tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë kërcënuar: “Hidhni armët dhe mos bëni asnjë lëvizje ose do t’ju qëllojmë”. Efektivët e kompanisë private të sigurimit janë gjendur të papërgatitur dhe nuk kanë bërë rezistencë. Ata nuk e kanë pritur se mund të sulmoheshin pikërisht përpara bankës që ndodhet në rrugën kryesore dhe aq më tepër në mes të Shkozetit të mbipopulluar në atë orë.

Por kjo nuk i ka penguar autorët që nën kërcënimin e armës të marrin shumën e parave dhe të largohen menjëherë me një makinë tip “Benz” në drejtim të Shijakut. Efektivët e Policisë private që kryenin transportin e parave lajmëruan menjëherë qendrën e tyre dhe nga aty informohet edhe Policia e Shtetit, e cila u vu menjëherë në lëvizje.

Pak minuta pas grabitjes, Policia u vu në ndjekje të autorëve, duke mobilizuar edhe efektivë të Komisariatit të Shijakut, të cilët po krehin të gjithë zonën për kapjen e tyre. Nga ana tjetër, hetuesit po punojnë me analizimin e pamjeve të fiksuara nga kamerat e sigurisë së filialit të bankës ku do të dorëzoheshin paratë, me qëllim identifikimin e autorëve. “Autorët po përpiqemi t’i identifikojmë nëpërmjet analizimit të kamerave të sigurisë të bankës, që kanë arritur të fiksojnë të gjithë skenën e grabitjes.

Siç tregojnë edhe pamjet e fiksuara, në momentin që para bankës u ndal makina e transportit të parave, dy prej autorëve të maskuar kanë zbritur nga makina tip “Benz” që ndodhej aty e parkuar, ndërkohë personi i tretë (shoferi) qëndronte gati në makinë. Në momentin që efektivët privatë po nxirrnin paratë nga mjeti, autorët janë afruar me shpejtësi dhe u kanë kërkuar të hidhnin paratë dhe armët në tokë dhe të mos lëviznin. Të gjendur të papërgatitur, efektivët e Policisë private iu janë bindur autorëve, që i kërcënonin se do t’u qëllonin në rast se do të bënin rezistencë.

Pasi kanë marrë paratë, ata kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të Shijakut, ku edhe kanë humbur gjurmët për momentin”, thanë burime nga grupi hetimor. Ndërkohë, Policia po verifikon edhe mjetin që përdorën autorët, i cili dyshohet të jetë me targa që i përkasin një mjeti që prej kohësh ka dalë nga qarkullimi. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia shoqëroi për verifikim disa persona, por pa ndaluar asnjërin prej tyre si të dyshuar për grabitjen e ndodhur pasdite në Shkozet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...