Majk: Katër të dashurat e mia të fundit e kanë pasur emrin me shkronjën “M”

E mërkurë, 26 December 2018 12:50

Reperi Majk është një prej emrave më të përfolur në estradën shqiptare.

Përveç projekteve të veçanta që sjell, shpesh ai është i përfolur edhe për jetën private. Në të shumtën e rasteve, temë në media janë bërë lidhjet e tij me disa femra, të cilat gjithashtu janë vënë në vëmendjen e publikut.

Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur ndër të tjerash rreth karrierës dhe më të rejave në jetën e tij private.

Natyrisht që nuk munguan edhe pyetjet provokuese, e njëra ndër to ishte emri i të dashurës së fundit, të cilën reperi refuzoi ta tregojë të plotë. 

Megjithatë ai dha një përgjigje shumë interesante, duke thënë se koiçidencialisht, katër të dashurat e tij të fundit kanë pasur të njëjtin inicial, pasi të gjtihave u ka filluar emri me shkronjën “M”.

Një fakt i tillë sigurisht që ka bërë për të qeshur edhe të pranishmit në studio.

Përndryshe, ai së bashku me mikun e tij, reperin Onat, publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri “Thrri dajt”, i cili u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."