Hajdutët shuajnë familjet në Lushnje, marrin atlete dhe mishin e frigoriferit

Saturday, 29 December 2018 16:06

Në Karbunarë të Lushnjes hajdutët nuk kërkojnë gjëra me vlerë, por ata po vjedhin ç’të gjejnë brenda në shtëpi.
Banorët raportojnë se po u marrin edhe ushqimet e veshjet.

Në banesat e këtyre njerëzve po u vidhet edhe mishi në frigorifer. Gjalpin e mjaltin kjo grua nuk e gjeti në kuzhinë.

“Ç’kishim mish në frigorifer na e morën. Një bidon mjaltë, gjalpë, një mbulesë divani i morën”, tha ajo.

“Vaj ulliri, rroba, raki, telefona, biçikleta. Ata sikur kanë qenë UFO”, tha një banor.

“Ne s’pamë gjë kur iknin çunat për punë. Këtu s’paska atlete tha ai. I kishin marrë atletet, të reja fringo. Si hynë brenda more djalë?”

Njerëz me kapuç në kokë hyjnë brenda dhe marrin çfarë të gjejnë.

“Tre veta ishin të maskuar me kapuç. Armë nuk pa. Nga kati i dytë i kishte parë. Tre vetë me shpejtësi ikën”, u shpreh një banore tjetër.

Bëhet fjalë për lagjen “Karbunarë”, pjesë e qytetit të Lushnjes. Banorët dhe policia raportojnë për vjedhje masive.

“Të trembur jemi, kemi frikë. Jo vetëm unë, por tërë lagjia rri zgjuar me orë”, u shpreh banorja.

“Mbrëmë zgjuar kemi ndenjur që të ruajmë me orare. Fli njëri, ngrihu tjetri”, tha një tjetër banor i zonës.

“Unë nuk e di sa herë jam vjedhur këtu. Puno ditën edhe merr natën”, u shpreh një tjetër.

Ndryshe nga herët e tjera kur hajdutët merrnin gjëra me vlerë të madhe këto netë nuk kursejnë asgjë. Hajdutët hyjnë nëpër banesa dhe vjedhin ushqimet rrobat, këpucët etj. Kësaj nëne hajdutët i kanë marrë telefonin te koka e krevatit ku flinte. Të dëmtuarit kanë raportuar në polici për tre persona të maskuar që lëvizin me makinë nëpër lagjen e tyre. Por deri tani policia nuk ka gjetur akoma autorët. Karbunara është nga zonat më të sulmuara prej grabitësve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...