Një furgon pasagjerësh ka aksidentuar drejtuesin e një biçiklete në superstradën Lezhë-Laç. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 67-vjeçari Pal Kodheli.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës dhe është në gjendje kritike për jetën. Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e furgonit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.