Një karburant është shembur sot në Shkodër, ku mësohet të ketë humbur jetën edhe një 47-vjeçar.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile , iu bën thirrje të gjithë subjekteve private, banorëve dhe qytetarëve, në të gjitha zonat e prekur nga debora, të cilët disponojnë banesa ose biznese të mbuluara me çati jo rezistente, ose të papërshtatshme me mbajtjen e peshës së dëborës, të marrin masa të menjehershme për pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeje të tilla tragjike.
Ndërkohë burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima është 47-vjeçari me iniciale T.L.