Rreth 121 kg marijuanë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua në fshatin Parapotamo të Igumenicës. Policia greke kishte siguruar informacion në rrugë operative për trafikimin e një sasie të madhe droge.
Për këtë bëri një kontroll të imtësishëm të zonës dhe zbuloi 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg e 492 gramë marijuanë.
Pranë drogës u kap dhe një 37 vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer transportin në kufi. Mësohet se ai ka qenë bashkë me një tjetër shtetas shqiptar, për kapjen e të cilit po vijon kërkimi.
Policia ka pikasur një automjet që ka ardhur për të marrë drogën dhe ka vënë në pranga drejtuesin e saj, një 50-vjeçar grek.