Një sasi prej 30 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të koduar "Home". Sekuestrimi i drogës erdhi gjatë një kontrolli të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund.
Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike. Policia lokale nuk jep identitetin dhe as inicialet e personit të arrestuar në kushtet e flagrancës.
Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".