Të udhëhequr nga emrat si PUGB, GTA V dhe Red Dead Redemption 2, tregu i video-lojërave premium ka fituar 17.9 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Edhe pse segmenti pa pagesë ka dominuar vitin e kaluar në tregun e video-lojërave, falë lojtarëve të shumtë aziatikë, në raportin e SuperData ilustrohet se si regjionet e ndryshme favorizojnë lloje të ndryshme të video-lojërave, transmeton Koha.net.
Video-lojërat premium, të cilat blihen për t’i luajtur si dhe shiten në mënyrë digjitale dhe me shitje në pakicë, dominojnë në tregjet e Amerikës Veriore dhe të Evropës duke shërbyer si një kontrast i mprehtë me regjionet e udhëhequr nga F2P, shkruan tweaktown.
Video-lojërat që blihen për t’u luajtur me kompjuterë personal dhe me konzola ka arritur një fitim prej 17.9 miliardë dollarë në vitin 2018, 10 për qind rritje nga viti i kaluar ose 16.3 për qind nga totali prej 109.8 miliardë dollarë në të ardhurat digjitale.
Në vijim ju sjellim listën e top 10 video-lojërave më të mira të vitit të kaluar.