Në një dokumentar të shfaqur paraqitet duke qarë ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, pasi ka lexuar artikullin e vitit të kaluar ku gazetari izraelit Zvi Zameret e kërcënon atë.
Televizioni shtetëror i Suedisë, SVT, ka transmetuar një dokumentar për periudhën 4-vjeçare të punës së ministres Wallström, por pjesa që më së shumti ka tërhequr vëmendjen ka qenë ajo kur nga ana e gazetarit izraelit është shpallur armik i hebrenjve dhe është kërcënuar për vdekje.
“Disa prej palestinezëve të cilët ekzekutohen në mënyrë joligjore nga Izraeli mbrojnë veten me thikë”, ishin deklaratat e ministres Wallström, të cilat ishin pjesë e dokumentarit ku theksohej se deklaratat në fjalë kanë shkaktuar krizë mes dy vendeve.
Në dokumentar mund të shihet se si ministrja qan pasi që nga këshilltarët e saj mëson se gazetari izraelit kërcënon dhe lexon artikullin në fjalë.
Më pas ajo tregon se nuk dekurajohet dhe nuk trembet nga kërcënimet në jetën dhe punën e përditshme të saj.
“Nuk pendohem nga gjërat që kam bërë. Kërcënimet nuk mund të më dekurajojnë”, thotë Wallström.
Gazetari izraelit Zvi Zameret, pas deklaratës së ministres Wallström, në artikullin e gazetës me opinion djathtist Makor Rishon, kishte shkruar se si ndërmjetësuesi suedez i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kuds, konti Folke Bernadotte, ishte vrarë në vitin 1948 nga djathtistët ekstrem.