Kompania Apple po planifikon që të ulë çmimet e pajisjeve iPhone në ato vende ku monedha vendase ka pësuar shfuqizim në krahasim me dollarin.
Ky vendim po merret pasi kanë rënë shitjet e celularëve, prandaj Apple do të ulë çmimet në krahasim me rivalët që të tërheqë sërish klientët.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook tha: “Ne e menduam gjatë dhe vendosëm të ulnim çmimet, me shpresën se kjo do të na ndihmojmë me rritjen e shitjeve”.
Kjo do të jetë e dyta herë në historinë 12-vjeçare që iPhone vendos të bëjë zbritje. Ende nuk është konfirmuar se në cilat vende do të kenë ulje.
Kujtojmë se kompania Apple ka pësuar rënie të fitimeve që prej dhjetorit të vitit të kaluar.