Ngjarja që tronditi Vlorën, ky është burri që vrau gruan me thikë

E mërkurë, 06 February 2019 20:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Vlorë, ku burri vrau gruan dhe më pas veten. Lapsi.al siguron foto çiftit. Ngjarja duket se ishte një krim i paralajmëruar. Teodor Lera, 53 vjeç dhe Eva Lera, 45 vjeçe kishin edhe konflikte të mëparshme.

Disa kohë më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte çarë kokën të shoqes Evës, por ajo e kishte falur dhe u ribashkuan. Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbu jetën në vend. Më pas ai ka prerë damarët.

Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...