Një 18-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Zgjup Fushë.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, që drejtohej nga 18-vjeçari.
"Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh, një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T., rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore", sqaron policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.