Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare "Gustav Mayer" në mes të vitit arsimor ka ngritur në protestë prindër dhe fëmijë.
Zhvendosja e mësimit në dy shkolla të tjera është konsideruar e papranueshme prej tyre ndaj kanë paralajmëruar bojkotin e mësimit.
"Ne si prindër kundërshtojmë zhvendosjen e mësimdhënies në mes të vitit mësimor. Ditët në vazhdim do të përshkallëzojmë qëndrimin tonë në lidhje me zhvendosjen.Nuk do ta pranojmë.Mësimi nuk do të zhvillohet nesër".
Largësia e shkollës nga vendi i banimit për prindërit përbën një rrezik për fëmijët.
"Edhe koha, edhe moti, edhe kushtet e sëmundjeve. Llogarite, një prindi ti shkoja fëmija te "Naim Frashëri", një fëmijë te "Drita Pelingu".
Prindërit shprehen se kanë nënshkruar një peticion që do ti drejtohet Bashkisë për shtyrjen e investimeve.