Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë fshatit Beltoje në aksin Shkodër-Bushat, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se brenda një automjeti ka mbetur i bllokuar për pak kohë shtetasi, Pjetër Rroku.
Mësohet se i aksidentuari është edhe punonjës i spitalit Shkodër, i cili është trasportuar menjëherë drejt spitalit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rroku ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë ku është përplasur me fuoristradën. Ndërkohë gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende s’dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.