Një 52 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (15 shkurt) në Patos.
Shtetasi Edmond Fejzullahu ka mbërritur në spitalin e Fierit me dy plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai është qëlluar në automjetin e tij.
Fejzullahu është goditur në pjesën e kraharorit, ndërsa ka mbërritur në spital me makinën e tij rreth orës 21:30 minuta.
52-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i është nënshtruar një operacioni.
"Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve" informon policia.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.