Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i rrymave ajrore të ftohta veriore të cilat do të rikthejnë rreshjet e shiut dhe të borës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Fillimi javës dt 11 Mars 2019 moti do të jetë i vranët dhe rreshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore, Jugu pjesërisht qëndra do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 25 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 2,0 –3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/17°C
Zonat e ulëta 8/19°C
Zonat bregdetare 10/20°C
E Hënë 11 Mars 2019
Kosova për ditën e Hënë dt 11 Mars 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C në mëngjes deri në 17°C gradë Celcius në mesditë.
E Martë 12 Mars 2019
E Martë dt 12 Mars 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu zonën Veriperëndimore, ndërsa në Verilindje dhe Juglindje do të ketë rreshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 25 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 2,0 –3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të mëtejshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/9°C
Zonat e ulëta 3/13°C
Zonat bregdetare 4/13°C