Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Borsh. Raportohet për një aksident ku ka humbur jetën një maturante 18-vjeçare e identifikur si Analuiza Duro.
Raportohet se dije se vajza e re ishte duke ngarë makinën, por ka humbur kontrollin e saj duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.
Dyshohet se vajza ishte duke mësuar të ngiste makinën në momentin që humbi kontrollin. Në makinë me të thuhet se ndodhej edhe një djalë i ri, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet për momentin.