Që prej dy ditësh në vend janë rikthyer temperaturat e larta, ndërsa dimri duket se ka ikur dhe ka mbërritur pranvera.
Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë mot me diell dhe me temperatura të larta.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e moti për ditën e sotme.
Reshjet
Ditën e sotme nuk priten reshje në të gjitha qarqe.
Temperaturat
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 19 °C
në vendet e ulëta: 6 / 20 °C
në vendet malore: 4 / 17 °C
Era
Ditën e sotme era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.