Rreth tre ditë më parë reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap në një lokal duke konsumuar kokainë.
Gjatë dëshmisë së tij në polici Stresi pranoi se ishte përdorues droge, por tha se kokaina që po pinte nuk ishte e tij.
Ndërkohë një ditë më parë, gjykata mori vendimin që reperi të hetohej në gjendje të lirë.
Mesa duket “Bad boy”-t i ka munguar pak liria e tij e përditshme dhe pas dy ditësh qëndrimi në qeli ka publikuar në “Instagram” një video nga ato që ka më shumë qejf.