Dalin të tjera detaje lidhur me të shtënat me armë në Velipojë paraditen e sotme. Mësohet se disa persona në dy automjete janë përplasur duke shkëmbyer zjarr.
Ndërkaq, automjetet janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorëve.
Ndërkohë pritet edhe një njoftim zyrtar nga ana e uniformave blu.