“As hasmit s’ja uroj këtë që po më ndodh me fëmijët” Nëna shqiptare përlot me rrëfimin: Po më vdes vajza 7 vjeçe

Premte, 03 May 2019 20:25

Jetojnë në një fshat të largët në Has të Shqipërisë dhe jeta e tyre është një dimër i përjetshëm. Tre fëmijë jetimë ka familja Paça. Nëna e tyre Lulzimja dhe gjyshja janë ato që i kanë mbetur në këtë jetë këtyre tre fëmijëve, të cilët përveçse varfërisë së madhe vuajnë nga e njëjta sëmundje që i treti babanë.

Lulzime Paça tregon me lotë në sy sesa e zezë ka qenë jeta e saj. Para tre vitësh i shoqi humbi jetën për shkak të tumorit në veshka. Nuk e kuronin dot se nuk kishin para.

Martesa më ka shkuar më shumë nëpër spitale thotë Lulzimja, e cila sot përballet me një dimër të madh përpara. Tre fëmijët e saj kanë trashëguar të njëjtën sëmundje, djali 13 vjeçar, vajza 11 vjeçe dhe Lediona e vogël kanë trashëguar kiste në veshka.

Por hidhërimi nuk mbaron me kaq për Lulzimen. Lediona është e sëmurë dhe me diabet përveçse veshkave dhe jeta e saj është në rrezik serioz.

Lulzimja: Jam nënë e tre fëmijëve. Më të madhin e kam 13 vjeç, 11 vjeçe dhe 7 vjeç e vogla. Burri që prej 3 vitesh e gjysëm më ka vdekur. Vjehrra është me mua. Fëmijët kanë diagnosën e kistit në veshkë, njëlloj si babai i tyre. Vajzën e vogël e kam më sëmurë, e kam me kiste në veshka dhe me diabet… i bëj 4 herë në ditë insulina. Një herë në javë e kam çuar në Tiranë, sepse këtu nuk ka fare doktor për diabet.

Kjo nënë nuk i mban dot lotë kur në emisionin “shqiptarët për shqiptarët” e pyesin se kush kanë qenë momentet më të vështira të jetës së saj. Thotë e përlotur se i ka rënë rrisk të vuajë në të tillë mënyrë.

Lulzimja: Momenti më i vështirë i jetës sime ka qenë kur më ka vdekur burri dhe kur iu shfaq çikës (vajzës) diabeti… nuk e di (qan). Më ka rënë për rrisk që të vuaj kështu. Nuk e di, shumë e vështirë është… nuk di me çfarë të shprehem më. Edhe në karrocë edhe sikur të ishte (bashkëshorti) boll për ta me i thirr babait babë. Për vetëm një vit, një vit martesë mbaj mend dhe më pas filloi… herë sëmurë djali, herë burri. Nuk kam më kushte për t’i çuar në vizita fëmijët. Doktori më ka thënë të paktën një herë në 6 muaj t’i vizitoj, por unë nuk kam kushte. Nuk e di ku të kërkoj ndihmë më…

Edhe hasmit thotë Lulzimja s’mund t’i urosh jetën dhe dimrin e madh që ajo përjeton çdo ditë.

Lulzimja: Me ngrënë e me pi më kanë dhënë të tjerët (qan), nuk e di ku të përplasem më. Të jesh me tre fëmijë dhe t’i kesh të sëmurë, shumë e vështirë… çdo ditë e vjen duke u rënduar. Dhe hasmit mos iu ndjeftë kështu. Është shumë e vështirë që të lypë fëmija e të mos kesh çfarë të japësh. Mua më është mërzitur jeta, por vetëm për fëmijët jetoj.

Por edhe më prekëse janë lotët e kësaj nëne 80 vjeçare. Ajo e ka humbur tashmë djalin dhe ende e qan çdo ditë. E gjen duke parë foton e djalit të saj dhe me sytë e përgjaku në lotë.  Sot kjo nënë e moshuar ka një dhimbje edhe më të madhe, teksa sheh që nipi dhe mbesat janë në gjendje të mjeruar.

Gjyshja: Vajza është e sëmurë shumë. Qëkur djali më vdiq, unë kam skaduar… më la me këta fëmijë. Djali më la ja kështu siç e sheh… më vështirë nuk ka më, për të ngrënë, për të pirë, për t’u veshur, për të fjetur… ja siç e sheh këtu. Boll që më humbi djali. Tani edhe çika e vogël.. vetëm kam qenë pa kërrkënd në këtë shtëpi (qan). Kam vuajtur aq shumë saqë nuk e di si duroj. Nuk më ka mbetur më asgjë. Duke qarë nuk po shoh asnjë ditë të bardhë… çfarë të bëj?! Pse na la Zoti kështu përtokë….unë jam me dorë në zemër jo për veten, por për këta fëmijë. T’i shoh njëherë të rehatuar.

Pavarësisht kushteve të vështira, fëmijët mësojnë dhe janë nxënës të mirë. Lediona po ashtu në klasë të parë sapo ka filluar të lexojë. E teksa ajo lexon, edhe shoqja e bankës përlotet. Ajo e di që shoqja e saj duhet të shpojë duart të paktën 4 herë në ditë për t’i bërë ballë diabetit.

Mësuesja: Lediona është një nxënëse e shkëlqyer. Është e sjellshme, shumë e mirë dhe e ndjeshme. Gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë dhe përveçse kësaj edhe gjendja ekonomike nuk është e mirë dhe kjo ndjehet edhe tek shokët e shoqet e saj të klasës…

Lulzimja përlotet kur mendon se diçka e keqe mund t’i ndodhë . Thotë se e ka lënë numrin e telefonit tek shkolla dhe se sikur diçka t’i ndodhë vazjës së vogël… më mirë do ishte të mos jetonte më.

Lulzimja: Numrin e telefonit ia kamë lënë mësues… sepse kam frikë për vajzën. Më frikëson shumë humbja e fëmijës… nuk e di. Ishalla nuk e kam taksirat dhe këtë (qan) Njërën e kam humbur dhe të më ikë dhe vajza veç me vra veten.

Në emisionin Elvis Naçi u shpreh se së bashku me shqiptarët do të bëhet çmos që familja Paça të ndihmohet, në mënyrë që ata jetimë të mos vuajnë përditë.

Elvisi: Kjo familje ka nevojë për një banesë afër spitalit dhe për një pension të mirë që ta kenë për ushqimin, veshjen dhe në veçanti për sëmundjen që ka vajza e vogël. Kemi pyetur për shtëpitë në qytet dhe për hir të së vërtetës janë të shtrenjta. Variojnë rreth 30- 35 mijë euro por kuptohet që ne do të shikojmë se çfarë do të bëjmë së bashku me shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...