Një tjetër aksident me vdekje përgjak rrugët e vendit. Një automjet ka përplasur një mjet motor pa targa, në aksin Korçë-Bilisht.
Për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçarin V.Gj që drejtonte motorin. Policia thotë se në timonin e makinës ishte i riu me inicialet A.D, 21 vjeç.
Ai është ndaluar dhe ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Nga hetimet e kryera në vendngjarje, policia deklaron se shkak i aksidentit mund të ketë qënë dalja e gabuar e motorçikletës nga pika e karburantit, ndërkohë që edhe autovetura qarkullonte me shpejtësi.
Sipas policisë nuk janë respektuar rregullat e qarkullimit pasi në vendin e aksidentit nuk ka gjurmë frenimi