Zbardh dhëmbët në vaki/ Skandalizon Spiropali, e buzëqeshur dhe e kuruar për homazhe

E Enjte, 16 May 2019 16:52

Një situatë e pazakontë dhe aspak e denjë për prezantimin dinjitoz të ministrave ndodhi pak më parë gjatë ceremonisë së homazhave kushtuar majorit Klodian Tanushit.

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është dukur sot e buzëqeshur dhe e qetë teksa as që nuk po mundohej fare të ngushëllonte familjarët e majorit që humbi jetën vetëm disa ditë më parë.

Edhe pse në një moment delikat, në një ditë zie jo vetëm për familjarët, por gjithë vendin madje edhe shtetin shqiptar që ka bërë e vazhdon të bëjë kaq pak për ushtarët dhe uniformat në përgjithësi, Spiropali guxon të buzëqeshë e të zbardhë dhëmbët pa pikën e turpit, solidaritetit dhe dhimbjes teksa i jep dorën familjarëve të të ndjerit.

Sigurisht që deliri i pushtetit dhe llogarive me shumë zero nuk e lejojnë ‘adhuruesen e Skëndërbeut’ as të ndjejë dhimbje e as të konceptojë rëndësinë e një eventi të tillë, por me gjasa edhe prindërit e Elisës duhet ta dijë se si sillesh në këto raste.

Përtej çdo protokolli apo axhende politike, dikush duhet t’ja mësojë zonjës Spiropali se nuk respektohet vetëm grada, pushteti dhe portofoli, por edhe dhimbja, sakrifica dhe gjaku./BN/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...