Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka gjobitur dy biznese në zonën e plazhit në Durrës.
Sipas AKU janë kapur duke ushtruar aktivitetin në një ambient të pasistemuar me një pjesë të produkteve të vendosura në dyshemenë.
Gjithashtu konstatuan disa pije freskuese të skaduara, të cilat u bllokuan me urdhër të AKU si dhe disa produkte që nuk ishin të pajisur me etiketa në gjuhën shqipe, apo që nuk i dispononin ato fare për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni.
Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardit Lame” rezultoi se librezat në lidhje me vërtetimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve nuk disponoheshin, një pjesë e produkteve ushqimore të ambalazhuara paraprakisht.
Ndërkohë, edhe ky market kishte produkte të sistemuara në dysheme, apo çfarë është më e keqja, shisnin salcë domate dhe majonezë të skaduara, duke u shndërruar në një rrezik serioz për turistët.
Ky kontroll u krye në prag të nisjes së sezonit turistik, ku Durrësi është një nga qytet më kryesore të Shqipërisë që grumbullon mijëra pushues gjatë verës.